Tramp: Mbajtja e maskave është akt patriotik

Uashington, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Presidenti amerikan Donald Trampi publikoi në Tuiter fotografi të veten me maskë mbrojtëse dhe indirekt konstaton se “mbajtja e maskës është akt patriotik”.

“Të gjithë jemi të bashkuar në përpjekjet që ta fitojmë virusin e padukshëm kinez dhe shumë njerëz thonë se mbajtja e maskës gjatë distancimit social  nuk mund të jetë akt patriotik. Askush nuk është patriot më i madh se unë”, ka shkruar Trampi në Tuiter.

Ai e ka shkruar tuitin pothuajse pas tre muajve pasi Qendra Amerikane për Kontroll të Sëmundjeve rekomandoi mbajtjen e maskave.

Trampi e vendosi fotografinë, e cila është bërë gjatë vizitës së tij në spitalin ushtarak në paralagjen e Uashingtonit, ku për herë të parë dhe të vetme ka mbajtur maskë në opinion, pas mbi një muaji refuzim që ta bëjë atë.

Sipas Si-En-En-it, Trampi e ka ndryshuar mendimin i motivuar nga rezultatet e anketave parazgjedhore.

Në SHBA deri më tani janë konfirmuar 3,7 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 14.500 raste të vdekjeve. ar/ 

Таг