Studimi shqiptar për Covid-19/ Alban Ylli: Qarkullimi i virusit është në 6% të popullsisë

Një grup epidemiologësh dhe imunologësh nën drejtimin e dy profesorëve Genc Sulccebe dhe Alban Ylli, kanë ndërmarrë dhe po zhvillojnë një studim në lidhje me gjurmët që ka lënë në gjakun tonë virusi Sars/Cov2,Covid 19.

Alban Ylli, Mjek Epidemiolog: Studimin e kemi nisur në prill dhe në të janë përfshirë gati 280 persona nga 4 lagje të Tiranës. Konkluzioni I nxjerrë është që: Qarkullimi I virusit është në rreth 6% të popullsisë. Nëse e krahasojmë me të dhënat e vendeve perëndimore në Shqipëri ka ende një qarkullim të virusit dhe popullata është shumë receptive, që do të thotë që shumica dërrmuese nuk e kanë kaluar sëmundjen, nuk kanë imunitet ndaj sëmundjes. Kjo tregon se ne duhet të presim ende shumë kohë për qarkullim të këtij virusi për të patur gjithmonë e më shumë persona imune të cilët do ta frenojnë qarkullimin e tij në mënyrë natyrale derisa vaksina të jetë e mundur edhe në Shqipëri.

Pyetje: A mos nuk vepruam drejt që u izoluam totalisht gjatë marsit dhe prillit.

Alban Ylli, Mjek Epidemiolog: Ne bëmë shumë mirë që u mbyllëm atëherë kur virusi ishte agresiv dhe mund të kishte shkaktuar me qindra 100 viktima. Virusi qarkullon, por nuk po bën aq dëme sa në pranverë.

Këshilla jonë është që restorantet, baret, shkollat, universitetet, aktivitetet që nxitin grumbullime të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura