Sot vazhdon dezinsektimi në Prishtinë

Sot do të vazhdojë faza e katërt e dezinsketimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Faza e katërt e dezinsektimit ka filluar të hënën, ndërsa sot do të vazhdojë në Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

Dezinsektimi do të fillojë nga ora 19:30.

“Bashkëveprimi me qytetarët në këtë proces është i rëndësishëm. Andaj lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku një orë”, është shkruar nga Komuna e Prishtinës.

 

Image