Ronaldo shënoi edhe dy rekorde

Torino, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen e xhiros së 34-t të Kampionatit italian me Lacion (2:1). Sipas shërbimit për shtyp të FIFA-s, portugezi ishte më i shpejtë në histori, me 50 gola të shënuar në Serie A. Për këtë iu nevojitën 61 ndeshje.

Ronaldo u bë futbollisti i parë i cili shënoi së paku 50 gola në kampionatet në Angli, Itali dhe Spanjë.

Krahas kësaj, ai u bë lojtari i parë në historinë e Juventusit që prej vitit 1952 ka shënuar 30 gola në një sezon. ab/

Таг