PSZH i prezantoi fanellat për nder të 50-vjetorit të klubit

Paris, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Kampioni francez i futbollit, Pari Sen-Zhermen, prezantoi kompletin e ri të pajisjes me të cilën ekipi do të shfaqet në terren vendor në sezonin 2020/2021.

Shiriti i kuq sërish u paraqit në mes të fanellës së re të klubit, që për herë të parë u shfaq në uniformë në vitin 1973. Fanella e re i dedikohet 50-vjetorit të ekipit.

Klubi është themeluar më 12 gusht 1970. ab/

Таг