Policia italiane gjen kokainë brenda kokrrave të kafesë, publikohen pamjet kur ato hapen dhe nxirret “pluhuri i bardhë”

Policia italiane ka zbuluar brenda në kafe kokainë, por gjithçka do të dukej “normale”, po të mos ishte gjetur kokaina brenda kokrrave të kafesë.

Përveç kësaj “porosia” ua tërhoqi syrin policëve kur e panë adresën për ku synohej të dërgohej – Santina D’Antonia, bosit fiktiv të mafias nga filmi “John Wick”, ku rolin kryesor e luan aktori Keanu Reeves.

Në aeroportin e Milanos brenda dy kilogramëve të kafesë janë gjetur afro 130 gramë kokainë, ku kjo drogë kishte mbërritur nga Kolumbia.

Në pako kishte rreth 500 koka të kafesë që ishin shpuar dhe mbushur me kokainë, dhe më pas ishin ngjitur me një shirit të hollë të ngjitësit.

Kjo porosi ishte përcjellë deri në Firence ku është arrestuar një mashkull 50-vjeç, që kishte shkuar për ta marrë pakon në një dyqan të cigareve.