Policët rrëzojnë afro-amerikanin nga karroca, pamjet tregojnë gjendjen kaotike protestave në Los Angeles

Policia në Los Angeles është duke hetuar një incident që ka ndodhur gjatë protestave në këtë qytet, ku edhe është arrestuar një burrë në karrocë të invalidëve.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, policët e kanë rrëzuar në tokë afro-amerikanin Josh Wilson të cilin më pas e shtyjnë dhe e tërheqin zvarrë.

E kur Wilson tentoi të kap karrocën, një pjesëtar i policisë e ka rrëzon sërish në tokë, e turma që ishte mbledhur bërtet vazhdimisht.

Mund të shihet se si karroca është dëmtuar e njëra rrotë i është këputur. Si pasojë e kësaj Wilson është arrestuar, por më pas është liruar. Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se është duke analizuar pamjet e publikuara.

Në kumtesën e lëshuar për media thuhet se policët kishin dalë në terren për shkak të një konflikti mes një burri dhe dy femrave, për të cilët thonë se ishin buzë “një krize mentale”, kur një grup prej 50 demonstruesve i rrethuan dhe filluan të bërtasin “lëshoni”.

Wilson e kishte goditur në kokë një polic, thuhet ndër tjera në kumtesë duke theksuar se në çantën e tij madje kanë gjetur edhe armë.