Paratici zbulon trajnerin e Juventusit

Juventusi po luan ndaj Lazios dhe ndeshja është e mbërthyer me rezultatin 0-0, por deklarata e Fabio Paraticit për të ardhmen e Maurizio Sarrit para ndeshjes bëri xhiron e medieve. Zyrtari i italianëve u ngacmua për teknikun dhe nuk hezitoi të përgjigjet.

Ai u pyet nga gazetarët nëse Maurizio Sarri do të vazhdonte në krye të “Zonjës së vjetër” dhe sezonin tjetër. Paratici u përgjigj shkurt dhe qartazi duke hedhur poshtë të gjitha dilemat: Padyshim!

Mediat italiane kanë aluduar para sfidës se në rast të një disfate, Sarri mund të largohet.

Ai nuk ka më besimin e drejtuesve dhe presidenti Agnelli nuk është i kënaqur me të. Deklarata e Paraticit tashmë ndryshon gjithçka.