OBSH e shqetësuar për shkak përhapjes së Kovid-19 në Afrikë

Gjenevë, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për shkak përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Afrikë, sepse numri më i madh i të infektuarve në Republikën e Afrikës së Jugut mund të jetë paralajmërim për vendet tjera në këtë kontinent.

Në Republikën e Afrikës Jugore janë regjistruar 363.328 të infektuar, ndërsa drejtori i programit shëndetësor të krizës të OBSH, Majk Rajan paralajmëroi se pjesa e ngelur e kontinentit mund të të ballafaqohet me problemin e njëjtë nëse nuk ndihmohen.

Republika e Afrikës së Jugut sipas të dhënave të Institutit Xhon Hopkins gjendet në vendin e pestë në botë sipas numrit të të persona të infektuar, ndërsa Rajan thotë se vetëm gjatë javës së fundit numri është rritur për 30 për qind.

Rajan deklaroi se virusi është i paparashikueshëm dhe në disa raste numri i të infektuarve por rritet me shpejtësi të madhe, ndonjëherë ngadalësohet dhe është e vështirë të zbulohet pse ka lëvizje të tilla. sn/

Таг