Nëse largohet nga Arsenal, ky do të jetë klubi i ri i Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang mban ende nën ethe tifozët e Arsenalit për të ardhmen e tij në klub.

Pierre-Emerick Aubameyang ende nuk ka konfirmuar të ardhmen e tij në Arsenal.

“Sky Sport” raporton se sulmuesi kryesor i Gunners ende shpreson në një transferim te Barcelona.

Kontrata e tij në Arsenal do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi londinez ka filluar përpjekjet për të konfirmuar të ardhmen e tij në Emirates Stadium.

Mirëpo, futbollisti tash e një kohë të gjatë është shndrruar në objektiv të Barcelonës dhe mund të jetë në pritje të një oferte nga klubi katalan.

Në rast të largimit nga Arsenal, Barcelona konsiderohet si klub favorit për transferimin e Aubameyang.