Në Gjilan 84 persona presin rezultatin e testi të Covid-19

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se janë në në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e COVID19.

Ai tha se deri tani 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërsa sonte kanë ndërruar jetë 2 persona, por kanë dal negativ ne testin e koronavirusit.

“#Dita134. Gjilani është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e #COVID19. Numri total i të prekurve është 340, 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, në këto orë të vona e kemi marrë lajmin për vdekjen e 2 pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por që kanë dalë negativë në test për COVID19. Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje si pasojë e virusit. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!”, tha ai.