Ndeshja famëkeqe kur Mourinho i kishte kërkuar Alonsos dhe Ramosit të ndëshkoheshin me karton të kuq

Jose Mourinho është i njohur për veprimet e tij kontroverse gjatë karrierës së tij, mirëpo momenti shokues ishte kur kishte kërkuar nga Sergio Ramos dhe Xabi Alonso që të ndëshkoheshin me karton të kuq gjatë një takimi të Real Madridit.

Trajneri që njihet edhe si ‘Special One’, është njeri ndër më të mirët në histori të futbollit, por që kishte edhe disa vendime të çuditshme.

Kishte vendime të çuditshme kur ishte te Manchester United ose Chelsea apo shitja e lojtarëve si Kevin de Bruyne dhe Mohamed Salah.

Por, ato nuk mund të krahasohen me kohën kur ishte te Real Madridi, pasi aty kishte shumë veprime kontroverse.

Ishte viti 2010 dhe Real Madridi e kishte kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe Los Blancos ishin duke fituar 4-0 ndaj Ajaxit.

Mourinho iu afrua Alonsos dhe Ramosit duke u thënë që të ndëshkoheshin sa më parë me kartonë të kuq, në mbarim të pjesës së dytë.

Dy spanjollët filluan të krijonin vonesa në lojë dhe gjyqtari i ndeshjes i kishte ndëshkuar që të dy me kartonë të kuq.