Mourinho përgatit 50 milionë euro për “perlën” e Italisë

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, do të jetë një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve këtë verë.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, mund të bëjë që Roma të detyrohet të shesë lojtarët më të mirë të tyre, dhe në atë listë është edhe Zaniolo.

Juventus prej kohësh është i interesuar për talentin italian, por është tani edhe Tottenham që është futur në garë.

Spurs raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 50 milionë euro për nënshkrimin e Zaniolos,

Zaniolo te Roma është transferuar vitin 2018 nga Inter, me Radja Nainggolan që ishte bashkuar me këta të fundit.