Më 31 korrik përfundon aksioni për pagesë të borxheve me këste pa interes në NP “Ujësjellës dhe kanalizim”-Shkup

Shkup, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Ndërmarrja publike “Ujësjelljës dhe kanalizim”-Shkup informon se aksioni për pagesë të borxheve me këste pa interes është në rrjedhë dhe përfundon për dhjetë ditë.

Aksioni për pagesë të borxheve me këste pa interes për personat fizik dhe juridik filloi më 17 qershor të vitit 2020 dhe përfundon më 31 korrik 2020.

“U bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve  të cilët kanë borxh të aplikojnë për lidhje të marrëveshjeve për pagesë të borxheve  më së shumti në 24 këste, në varësi të vlerës së borxhit, pa interes për vonesën e pagesës. Pas skadimit të kësaj periudhe, vendimi nuk vlen më”, thuhet në kumtesë.

Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup apelojnë  shfrytëzuesit gjatë vizitave të ndërmarrjes për lidhje të marrëveshjeve t’i respektojnë masat e kujdesit dhe mbrojtjes të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë  dhe Qeveria – mbajtja e obligueshme e maskave, mbajtja e distancës prej dy metra dhe dezinfektimi i duarve.

Qytetarët më shumë informata mund të marrin në  numrin e telefonit 02 3073 010 – Qendra informative kujdestare, 02 3240 300, Drejtoria – [email protected] dhe në www.vodovod-skopje.com.mk dhe www.facebook.com/jpvodovod.skopje  sa/