KSL apelon punëtorët t’i respektojnë masat për mbrojtje nga KOVID-19

Shkup, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Konfederata e Sindikatave të lira (KSL) apelon te punonjësit  t’i respektojnë masat për mbrojtje në vendin e punës gjatë  pandemisë  siç janë larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i mjeteve për dezinfektim, mbajtja e distancës fizike prej dy metra dhe shmangia e kontakteve me persona të sëmurë  ose persona që janë kthyer nga udhëtimet  nga ndonjë vend me rrezik të mesëm ose të lartë.

Prej atje potencojnë se respektimi i masave është i rëndësishëm  sepse  nëse rrezikohet shëndeti i punëtorit, atëherë rrezikohet edhe vendi i punës dhe puna e gjithë kompanisë.

“Jemi të vetëdijshëm se gjendemi në një periudhë  të pasigurt dhe të krizës ku punëtori është i ekspozuar në infektim të mundshëm nga Kovid-19 ndërsa me atë edhe përhapje ndaj kolegëve tjerë. Për atë  sërish apeloj  për rritje të vetëdijes  te çdo punëtor se me të vërtetë shëndeti i tij është i rëndësishëm, si për veten, familjen e tij, ashtu edhe për të gjithë kolegët dhe shoqërinë.  Kjo pandemi tregoi se sa është ekspozuar  në goditje sistemi i sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe aq lehtë  dhe shpejtë mund të përhapet virusi përmes vendeve të punës”, theksojnë  nga KSL.

Sipas sindikatës, jo gjithkund  respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi.

“Jemi dëshmitarë  se ky virus  merr hov të madh  në nivel botëror dhe për atë nevojitet  përgjegjësi e përbashkët  dhe zbatim i masave  për mbrojtje nga sëmundjet infektive  duke potencuar se fuqia është në veprimin e përbashkët me qëllim të ndërprerjes  të përhapjes së  këtij virusi shkatërrues”, thonë nga KSL. sa/