Kryeministri Rama takon opozitën parlamentare, firmoset pakti i ri

Kreu i qeverisë Edi Rama do të takohet ditën e sotme me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslym Murrizin, Edmond Stojkun edhe Nimet Musain.

Në këtë takim pritet të firmosë me ta marrëveshjen për të votuar 5 qershorin. PS do të votojë brenda 30 korrikut ndryshimet kushtrtuese. Takimi do të bëhet në Kryesinë e Kuvendit. 

PS duket se nuk tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese. Vetë kryeministri Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapja e listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin e opozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për 2 orë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takime në kryeministri për t’i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Amendimet e kodit zgjedhor të dakordësuara mes PD dhe PS u votuan gjatë paradites nga Komisioni i Ligjeve.