KPF- Mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Me mbledhjen e pestë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, (KPF), udhëhoqi, Rajmondë Krasniqi e cila u paraqiti anëtarëve rendin e punës rend i cili u miratua me disa plotësim ndryshime.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake, filluan me Shqyrtimin e pikave në vazhdim që nga kërkesa e Kryetarit të Komunës me nr.01/621 datë: 03.07.2020 të parashtruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” sh.a. Prizren, për bartjen e pronës publike e cila është në emër të KK-Malishevë, e njëjta të jepet në shfrytëzim të mëtejmë apo të bartet në pronësi të kësaj kompanie publike regjionale, përkatësisht njësisë në Malishevë, kjo kërkesë nuk u rekomandua për kuvend , me disa arsye për t’u plotësuar me dokumente nga institucionet zyrtare komunale.

Kurse kërkesa e Kryetarit të Komunës me nr.01/615 datë: 03.07.2020, e parashtruar nga përgjegjësi i N.T.P “ILI” me seli në fshatin Banjë KK-Malishevë, shkon për kuvend, bashkë me, Raportin gjashtë mujor financiar të Kryetarit të Komunës për vitin 2020, si dhe Raportin gjashtë mujor të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për vitin 2020, e Raportin gjashtë mujor të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2020. Dhe Raportin e punës të Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2019.

Në shqyrtimin e kërkesave, rekomanduan për kuvend, kërkesën e Sylë Dukollit nga NISMA, për trupat e kuvendit si KPF etj, ku edhe kërkesën e natyrës së njëjtë për AAK-në, kurse kërkesën nga DKRS, kërkuan që të plotësohet me dokumente shtesë , në të njëjtën kohë shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve me specifikacione të natyrave të ndryshme.