Klopp: Fitimi i titullit arritje e madhe për Liverpoolit, por s’mund të jetë e fundit

Jurgen Klopp thotë se fitimi i Premierligës është një arritje e madhe për Liverpoolin, por nuk guxon të jetë e fundit për këtë klub.

Kloppit dhe lojtarëve të tij do t’iu prezantohet trofeu i kampionit të Anglisë në Anfield të mërkurën mbrëma, pas ndeshjes kundër Chelseat.

Ky trofe do t’i japë fund pritjes 30-vjeçare për titullin në ligë në këtë klub, por Klopp këmbëngul se kjo nuk guxon të jetë një arritje e vetme.

“Kjo është 100% arritja ime më e madhe në jete, sepse më në fund do ta fusin në dorë këtë trofe të cilin të gjithë po prisnin ta rrëmbenin”, tha Klopp.

“Dy apo tri vjet më parë askush nuk mendonte se do të ishte e mundur që ne ta fitonim, prandaj jam krenar me këta djem sepse kjo është arritje e madhe, kështu duhet ta shohim ne”, shtoi ai.

“Është ditë shumë e rëndësishme por jo dita e fundit shumë e rëndësishme për ne”, shtoi ai.