Kina e akuzoi SHBA-në për keqpërdorim të masave për kontroll të eksportit

Pekin, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Vanjg Venblin sot e akuzoi SHBA-në për keqpërdorim të masave për kontroll të eksportit, duke reaguar në raportet se, për shkak të gjoja veprimeve kontestuese të autoriteteve kineze ndaj pjesëtarëve të pakicës së atjeshme ujgure, Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër 11 kompanive kineze.

Vangu në konferencë për shtyp theksoi se Kina është fuqimisht kundër hapit të këtillë të SHBA-së dhe do të ndërmerren masa për sigurimi e të drejtave legjitime të firmave kineze. ar/

Таг