Kalimtari në Uells nxiton për ta shpëtuar një vajzë gjashtë vjeçe, e cila ra në një lumë rreth 30 metra thellësi

Një vajzë gjashtë vjeçare nga Uellsi i mbijetoi një incidenti në ujëvarë pasi u shpëtua nga një kalimtar rasti.

Sipas mediave të huaja, shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë pas incidentit i cili ndodhi të dielën në atraksionin turistik të “Ceunant Mawr Waterfall”.

Frekuentuesit që ishin në vendngjarje u hodhën menjëherë në veprim, madje një burrë nxitoi për ta shpëtuar vogëlushen.

Vajza që besohet të jetë gjashtë vjeçe u gjet duke notuar me ngulm në lum, i cili ishte rreth 30 metra thellësi.