Janë shqiptuar dënime për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse në Tetovë

Tetovë, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Nga 1 maji deri 21 korrik policët pranë SPB Tetovë kanë përpiluar 2152 urdhërpagesa kundërvajtëse për mbajtjen mbrojtjes për fytyrë në automjet, në pajtim me Dekretin qeveritar me të cilin rregullohet ky obligim. Një pjesë e konsiderueshme e masave të shqiptuara janë edhe për 24 orët e fundit kur janë shqiptuar 50 dënime të tilla.

“Në dy muaj e gjysmë e më shumë në rajonin e gjerë të Tetovës janë shqiptuar gjithsej 172 masa për kundërvajtje që i kanë bërë motoçiklistët, më shumë për drejtimin e automjetit pa patentëshoferi, regjistrimin e kaluar të motoçikletave dhe për mosshfrytëzimin e pajisjeve mbrojtëse. Të gjithë kryerësve të kundërvajtjeve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe ata do të ballafaqohen me gjobat e parapara ligjore”, thekson Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ai thotë se nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policorë për sigurinë në komunikacion rrugor, këto ditë, gjithashtu, me intensitet të rritur do ta kontrollojë edhe shpejtësinë e automjeteve në dhe jashtë nga vendbanimet, si dhe nëse automjetet i drejtojnë personat me patentshoferi dhe leje të vlefshme valide. as/sn/