Infektohet me Covid-19 një infermier në spitalin e Elbasanit

Një tjetër rast është konfirmuar pozitiv me Covid-19 në Elbasan.

Bëhet fjalë për një nga infermierët e repartit të kirurgjisë në Spitalin e Elbasanit.

40-vjeçari dyshohet të jetë infektuar gjatë dhënies së shërbimit te një paciente e moshuar, e prekur me koronavirus.

Ndërkohë që gjatë ditës së shkuar u konfirmua shërimi i mjekut pediatër dhe bashkëshortes se tij pjesë e pavionit të gjinekologjise në spitalin e Elbasanit.