Garë e ashpër, Rusia thotë se e ka zbuluar vaksinën kundër Coronavirusit

Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit, e bërë nga ekspertë ushtarakë dhe shkencëtarë të Institutit Kombëtar të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë së Gamaleja, është gati.

Kjo është thënë nga Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Ruslan Tsalikov, shkruajnë mediat e Rusisë.

Ai tha se specialistë dhe shkencëtarë nga Qendra Kombëtare e Kërkimit kryen kontrollet dhe testet e fundit.

Sipas tij të gjithë marrësit vullnetarë të vaksinës së re kanë rezultuar me një përgjigje imune ndaj koronavirusit dhe po ndihen mirë.