Franfkurt nuk ka para

Ante Rebic te Milani dhe Andre Silva te Frankfurt ishte operacioni më inteligjent i kryer mes dy klubeve, por që tani huazimi deri në vitin 2021 duhet të kthehet në shkëmbim përfundimtar.

Për këtë arsye, sipas Sportmediaset, Fali Ramadani, agjenti i kroatit, pritet që në Milano nesër të takojë drejtuesit kuqezi dhe të fillojë negociatat për shërbimin e sulmuesit nga Eintracht Frankfurt.

Klubi i Milanit synon të shkëmbejë me kushte të barabarta Andre Silva me Rebic, pas huazimit 2 vjeçar.

Milani nuk do të dëshironte të harxhonte para shtesë, por gjithnjë ekziston problemi që lidhet me 50% të kartonit të lojtarit kroat, që do t’i shkonte Fiorentinas. Mbledhja e së nesërmes mund të jetë e dobishëm për të gjetur një marrëveshje.

Sakaq, kryetari i bordit mbikëqyrës të Eintracht Frankfurt, Wolfgang Steubing, foli për mikrofonët e Bild për vështirësitë e klubit gjerman për të marrë Andre Silva nga Milani tani: “Gjithçka që kushton para po na shtyn në limite tani për tani, blerja e André Silva nuk do të ishte e lehtë. Në çdo rast, shkëmbimi me Ante Rebic duhet të merret në konsideratë “.

Eintracht Frankfurt ka disa probleme financiare dhe për këtë arsye në këtë moment do të ishte e vështirë të blinin një lojtar si André Silva i cili ka një vlerësim prej rreth 20 milion euro.