Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit mund të jetë i gjithi i filmuar, detajet: Viktima survejohej, një makinë bënte disa herë xhiro përreth zonës

Të tjera detaje mësohen nga sulmi që la të vdekur në vend Emiljano Ramazanin 39-vjeç pasditen e djeshme në Elbasan.

Sipas burimeve një person e ka survejuar viktimën deri në afërsi të vendit ku e priste mjeti me autorin.

Ramazani frekuentonte çdo ditë një palestër në lagjen Beqir Dardha.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur kërkimet për gjetjen e pistolestës me të cilën u ekzekutua 39 vjeçari, ndërsa autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Durrësit.

Sipas të dhënave mjeti tip volsvagen ka bërë dhjetëra xhiro përreth zonës.

Burimet thonë se një kamerë pranë vendit të ngjarjes ka fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve para atentatit dhe pas kryerjes së tij.

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar dekoder kamerash sigurie nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.