Duka del hapur

Gjatë inspetimit të punimeve në stadiumin e ri të Kukësit, presidenti i FSHF, Armand Duka, ka folur për mediat në lidhje edhe me dosjen “trukim” te Bylis-Tirana…

“Nuk më vjen mirë që duhet të flasim për trukime pas asaj që ka ndodhur me futbollin shqiptar nga Covid-19.

“Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim, nuk jam jurist dhe hetues, por si tifoz edhe mua ashtu me duket”.

“Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse është e vërtetë për ndeshje të trukuar. Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar por edhe ndërkombëtare, si UEFA në bashkëpunim të ngushte, po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion”.

“Nuk është e lehtë në futboll, por vërtet më vjen shumë keq që në një kohe që Shqipëria u largua nga lista e ndeshjeve të trukuara të diskutojmë edhe aq më shumë për një ekip që pritej të shpallej kampion”.