Drita shënon fitore, kurrë më afër titullit 

Drita nga Gjilani arkëton tri pikë shumë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. 

Drita ka hedhur pas shpinës humbjen e të shtunës me rezultat 2:0 nga Gjilani, tani i kthehet fitores, duke e mposhtur me shumë vështirësi me rezultat 1:0 Drenicën nga Skenderaj. 

Në minutën e 48-të, Xhevdet Shabani shënon pas asistimit të Astrit Fazliut. Në minutën e 87-të, Betim Haxhimusa i Dritës godet shtyllën 

Drita është shumë afër titullit të kampionit një javë para se të mbyllet kampionati. 

Gjithçka do të varet për Dritën sesi do të rrjedhë nesër sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit nga Theranda, pastaj në javën e fundit ata udhëtojnë në Therandë kundër Ballkanit. 

Drita ka një takim me shumë dhe udhëheq kreun me 68 pikë,  duke lënë pas Gjilanin me 64 pikë, Ballkanin me 63 etj. por këta dy të fundit kanë një takim me pak. Drenica është në pozitën e tetë me 41 pikë dhe në presion të ekzistencës.