Disa pjesë të Karposh 4 dhe Gjorçe Petrovit pa ujë

Shkup, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Një pjesë e lagjes Karposh 4 të Shkupit sot do të jetë pa ujë për shkak të defektit të rrjetit ujësjellës në rrugën “Razlloveçko vostanie”.

Pa ujë, krahas rrugës “Razlloveçko vostanie”, do të mbesin edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Zhelevo” dhe “Stole Stojçev” në Komunën e Gjorçe Petrovit.

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup informon se ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë nga pra 09.00 deri në riparimin e defektit. ar/