Departamenti për Holokaustin në ITSHKSH-së, në raportin e SHBA-së

Shkup, 21 korrik 2020

Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin më të ri ndërkombëtar për liritë fetare për vitin 2019 në Maqedoninë e Veriut, përmendë decidivisht edhe kontributin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

“Në mars, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të Edukimin dhe Hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhet në këtë raport.

Këtë korrektësi të Departamentit të Shtetit Amerikan e ka komentuar edhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani. “Angazhimi ynë serioz në sferën e lirive fetare në Maqedoninë e Veriut, është vlerësuar lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, në raportin e tij të fundit. Krenarë me punën tonë dhe falënderues për mirënjohjen e shtetit mik amerikan! Kjo na obligon që të vazhdojmë edhe më tej përkushtimin tonë në zbardhjen e të vërtetave shkencore historike, dhe në funksion të lirive fetare në vend”, ka vlerësuar Asani.

Raport vjetor që i dorëzohet Kongresit Amerikan, përshkruan statusin e lirive fetare në çdo shtet. Raporti mbulon politikat qeveritare lidhur me besimet fetare, praktikat e grupeve, emërtimet fetare dhe liderët fetarë, si dhe politikat e SHBA-së për të promovuar liritë dhe të drejtat fetare në mbarë botën.

ITSHKSH

_____________________________________________________________________________________

***MEDIAL këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***