Bursa parandalon transferimin e mijëra dollarëve në Bitcoin tek hakerët e Twitter

Bursa kriptomonedhave Coinbase tha se ka parandaluar transferimin e mijëra dollarëve në bitcoin tek hakerët të cilët ndërmorën sulmin ndaj rrjetit social Twitter.

Sulmi shikoi tek hakoheshin llogari të profilit të lartë nga ajo e Bill Gates tek Joe Biden dhe të postoheshin cicërima ku kërkoj dërgimi i bitcoin nga ndjekësit.

Coinbase tha se kishte vënë një portofol të hakerëve në listën e zezë duke parandaluar më shumë se 1,000 konsumatorë nga dërgimi i 280,000 dollarëve.

Twitter është ende duke hetuar rastin. Deri tani kompania tha se hakerët kanë vënë në shënjestër vetëm punonjësit. Sulmuesit aksesuan 130 llogari dhe përdoren 45 prej tyre për tu kërkuar ndjekësve të dërgojnë bitcoin.

Përpara se Coinbase të vihej në dijeni të mashtrimi, 3,000 dollarë bitcoin ishin transferuar nga 14 përdorues. Besohet se hakerët kanë vjedhur afro 120,000 dollarë në bitcoin.

Coinbase është bursa më e madhe e kriptomonedhave në SHBA me 35 milionë përdorues në mbarë botën. /PCWorld Albanian