Berlusconi sjell te Monza sulmuesin e kombëtares

Skuadra e Monza, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B, ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e kombëtares daneze, Christian Gytkjaer. Një blerje “big” për skuadrën e presidentit Silvio Berlusconi.

30-vjeçari danez vjen nga skuadra polake e Lech Poznan (119 ndeshje e 65 gola në tri sezone), ndërkohë që me fanellën e kombëtares ka realizuar 5 gola në 9 ndeshje.

Gytkjaer do të mbërrijë nesër në Itali dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore para se të firmosë kontratën. Ai është në listën e “top-20” kandidatëve për trofeun e Këpucës së Artë për vitin 2020.

Më herët, administratori sportiv i Monza, Adriano Galliani, pat konfirmuar se do të vijë një sulmues i madh. Ai shtoi gjithashtu se ka hequr dorë nga Zlatan Ibrahimovic, pasi kushton shunmë.