Balena “ngec” në rrjetën e peshkatarëve, rojet bregdetare në Itali e shpëtojnë

Rojet bregdetare në Itali prej ditësh kanë tentuar të shpëtojnë një balenë, që kishte ngecur në një rrjetë të peshkatarëve në afërsi të ishujve Eolski.

Për fat të mirë ata ia arritën qëllimit pas disa tentimeve, ku shihet se si balena së bashku me rojet bregdetare tentojnë ta heqin rrjetën.

E zyrtarë të lartë të rojeve bregdetare kanë bërë të ditur se u është dashur shumë kohë ta shpëtojnë, sepse balena tjera i pengonin në kryerjen e punëve.

E për mënyrën se si është shpëtuar balena, e kanë “pagëzuar” me emrin “Furia”.