Analizë: Për sektor transparent publik dhe llogaridhënës njoftim më i mirë i personave udhëheqës me ndryshimet e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik

Shkup, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Për hapje dhe transparencë më të madhe dhe sektor publik llogaridhënës duhet që Agjencia për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet e karakterit publik të vazhdojë me sqarimin plotësues, para së gjithash, në mesin e personave udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe komunave, të cilat përkundër kompetencave të deleguara për vendimmarrje të personave zyrtarë, e kanë fjalën e fundit.

Kjo bëhet e ditur në një pjesë të rekomandimeve nga analiza e Agjencisë për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet e karakterit publik që në fund të muajit të kaluar përgatiti një pyetësor të shkurtër anketues në mënyrë që të mbledhë të dhëna burimore dhe të besueshme për implementimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik nga fillimi i vitit 2020, gjegjësisht fillimit të punës së Agjencisë, prej 30 qershorit të këtij viti.

“Rezultatet që janë marrë nga anketa tregojnë se Agjencia duhet të vazhdojë të punojë me përkushtim edhe më të madh në proklamimin dhe sqarimin plotësues të misionit dhe vizionit të saj dhe rëndësinë e LQLIKP-së, para së gjithash, në mesin e personave udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisje lokale, të cilat përkundër kompetencave të deleguara për vendimmarrje, e kanë fjalën e fundit. Përmes ndjekjes së punës së këtyre organeve dhe tregimit të lëshimeve të tyre do të mund të kontribuohej në mënyrë plotësuese  në hapjen dhe transparencën më të madhe të tyre dhe për vendosjen e një sektori publik llogaridhënës”, bëhet e ditur në rekomandimet nga analiza e rezultateve që janë marrë nga pyetësori anketues.

Pyetësori, siç bëhet e ditur, përmes rrugës elektronike u është shpërndarë personave zyrtarë të grupit të fokusit prej 194 poseduesve të informacioneve të karakterit publik, të përzgjedhur sipas zgjedhjes së rastësishme. Pyetësori përfshinte 13 pyetje prej të cilave dy janë të përgjithshme dhe kishin të bëjnë me të dhëna për poseduesin e informacionit/institucionit, si dhe kontrollin e të dhënave të kontaktit të personave zyrtarë për ndërmjetësim me informacione të karakterit publik.

Deri më 5 korrik, deri kur pyetësorët e plotësuar duhet të dërgohen në postën zyrtare elektronike të Agjencisë, pyetësorë të përgjigjur anketues dërguan personat që janë kompetentë për ndërmjetësim me informacionet e karakterit publik të 104 poseduesve ose të 53,6 për qind e të subjekteve që ishin lutur që ta paraqesin përvojën e tyre nga zbatimi i Ligjit në gjysmën e parë të vitit 2020. Personat zyrtarë për tre posedues në përputhje me masat e parashikuara të Qeverisë lidhur me Kovid-19 të liruar nga obligimet e punës, paralajmëruan dërgimin e një pyetësori të përgjegjshëm, pas kthimit në detyrat e rregullta të punës.

Personat zyrtarë për 102 institucione të përfshira me hulumtimin ose madje 98,07 për qind e institucioneve që dërguan pyetësor të plotësuar, u prononcuan se janë të njoftuar me dispozitat e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik të vitit 2019, derisa dy theksuan se janë të njoftuar pjesërisht.

Një përqindje e lartë prej 87,5 për qind e të anketuarve, ose konkretisht personat zyrtarë prej 91 institucioneve iu përgjigjën pozitivisht edhe pyetjes “A jeni të njoftuar me Udhëzimin për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik”, derisa përfaqësuesit e 13 institucioneve ose 12,5 për qind janë përgjigjur se nuk janë të njoftuar me përmbajtjen e këtij dokumenti.

Lidhur me numrin e kërkesave të dërguara/pranuara, siç bëhet e ditur, personat zyrtarë paraqitën një shifër përmbledhëse prej 1093 kërkesave në bazë të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik.

Të pyetur për numrin e pyetjeve që janë përgjigjur, personat zyrtarë, siç tregohet, kanë nxjerrë të dhënë për gjithsej 961 kërkesave që janë përgjigjur pozitivisht, që paraqet 87,9 për qind të numrit të përgjithshëm të kërkesave që janë marrë. Në mënyrë plotësuese është arsyetuar se tetë prej kërkesave janë përgjigjur pjesërisht, për katër procedura është në rrjedhë, derisa katër kërkesat tjera, në përputhje me dispozitat e Ligjit u janë ridërguar poseduesve të cilët e posedojnë informacionin e kërkuar.

Sa i përket numrit të kërkesave që nuk janë përgjigjur, të anketuarit informojnë për gjithsej 21 kërkesa që nuk janë përgjigjur. Pyetësorët përmbajnë edhe të dhëna, sipas të cilave, afati ligjor për përgjigje në dy kërkesat ende nuk ka skaduar, ndërsa si arsye për njërën kërkesë që nuk është përgjigjur është përmendur gjendja me Kovid 19.

Të anketuarit janë përgjigjur se në përputhje me dispozitat ligjore kanë hedhur poshtë pesë kërkesa, prej të cilave dy janë pjesërisht.

Në pyetësorët e përgjigjur është përfshirë e dhëna për 23 kërkesa të refuzuara, me ç’rast te dy prej tyre kërkuesit kanë marrë përgjigje të pjesshme.

Në pyetjen “Numër i kërkesave që janë përgjigjur pas skadimit të afatit ligjor dhe arsyet për të njëjtën”, të anketuarit informojnë për 34 kërkesa për të cilat nuk është vepruar me kohë, gjegjësisht në korniza ligjore. Heshtjen e administratës personat zyrtar në të shumtën e rasteve e ndërlidhin dhe sqarojnë me mungesën e një pjese të kolegëve të tyre të cilët kanë pasur në dispozicion të dhënat e përfshira në kërkesat, e që në përputhje me masat qeveritare për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ose kanë punuar nga shtëpia ose kanë qenë të liruar nga ardhja në vendin e punës. Nga ana tjetër, një pjesë e kërkesave nuk kanë qenë në përputhje me Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik, kështu që është dashur të jenë të riformuluara ose të ridërgohen nga kërkuesit. Vonesa e disa rasteve të caktuara është shkaktuar dhe shkon në llogari të lëshimeve të shkaktuara teknike gjatë dërgimit të përgjigjeve deri te kërkuesit, ndërsa mungesa e përgjigjeve të disa kërkesave në organe të caktuara ka të bëjë me mospërputhjen sektoriale dhe vonesën e dërgimit e të dhënave deri te personat zyrtarë.

Personat zyrtare informojnë se për 30 kërkesa nga ana e tyre janë parashtruar Vendime për refuzimin e qasjes. Në një rast është përpiluar Vendim për qasje të pjesshme, derisa një Vendim i miratuar është anuluar me Vendim të Agjencisë për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet e karakterit publik.

Personat zyrtarë e kanë zbatuar testin e dëmtimit gjatë veprimit të tyre për 23 kërkesa për qasje deri te informacionet e karakterit publik.

Në pyetjen: “A ka nevojë institucioni juaj për trajnime për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik”, me “po” janë përgjigjur personat zyrtarë të 81 institucioneve derisa personat që ndërmjetësojnë me informacionet që i kanë krijuar ose të cilët i kanë në dispozicion 19 posedues, janë prononcuar se nuk u nevojitet trajnim. Dy persona zyrtare janë përgjigjur me ndoshta, gjegjësisht me mundet, por nuk është e domosdoshme, ndërsa sipas një personi zyrtar ka pasur nevojë për trajnim, por për kuadrin udhëheqës në institucionet. Në një rast personi zyrtar u prononcua se ka qenë i pranishëm në trajnim në organizim të “Pravomatika”.

Në shqyrtimet, vërejtjet dhe rekomandimet bëhet e ditur se duke marrë parasysh numrin e personave të anketuar zyrtarë te poseduesit e informacioneve dhe periudhës së shkurtër të zbatimit të Ligjit, pyetësorët e mbërritur anketues vetë pjesërisht japin pasqyrë për implementimin e LQLIKP-së në gjysmën e parë të vitit 2020.

“Ajo që lë hapësirë për të menduar seriozisht është e dhëna sipas të cilës në mesin e poseduesve që nuk i dorëzuan të dhënat e kërkuara janë numër i konsiderueshëm i institucioneve shtetërore, por edhe njësi të vetëqeverisjes lokale (që sipas zgjedhjes së rastësishme u hasën në grupin e fokusit), e puna e të cilëve në vitet e kaluara ishte objekt i interesit të qytetarëve, organizatave joqeveritare, gazetarëve hulumtues dhe ngjashëm. Është e sigurt se me të dhënat për implementimin e Ligjit te këta posedues, të dhënat kryesore nga hulumtimi ndoshta do të ishin shumë më ndryshe nga aspekti i pasqyrës reale për zbatimin e LQLIKP-së, e para së gjithash për detektimin e hapave të ardhshme të Agjencisë. Rezultatet e marra nga anketa tregojnë se Agjencia duhet të vazhdojë të punojë me përkushtim edhe më të madh në proklamimin dhe sqarimin plotësues të misionit dhe vizionit të saj dhe rëndësinë e LQLIKP-së, para së gjithash, në mesin e personave udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisje lokale, të cilat përkundër kompetencave të deleguara për vendimmarrje, e kanë fjalën e fundit. Përmes ndjekjes së punës së këtyre organeve dhe tregimit të lëshimeve të tyre do të mund të kontribuohej në mënyrë plotësuese në hapjen dhe transparencën më të madhe të tyre dhe për vendosjen e një sektori publik llogaridhënës”, qëndron në rekomandimet.

Edhe ky pyetësor anketues, siç shtohet, tregon se edhe në këtë periudhë gjashtëmujore nga implementimi i zgjidhjes së re ligjore, arsyeja kryesore për mosmarrjen e qasjes deri te informacione është “heshtja e administratës” me 34 kërkesa që janë përgjigjur, gjegjësisht veprim të poseduesve pas skadimit të afatit të përcaktuar ligjor.

“Pa marrë parasysh pasqyrën e paplotë statistikore shifra e paraqitur prej 34 kërkesave që janë përballur me ‘heshtjen e administratës’ është tregues i mjaftueshëm se Agjencia edhe në periudhën që vjen, duhet të fokusohet në punën e hapjes së transparencës te disa persona të caktuar zyrtar, gjegjësisht posedues. Në të gjitha rrethana dhe kontaktet e ndërsjella, por para së gjithash në trajnimet, të punësuarit në Agjencinë e personave zyrtarë të cilët nuk i dinë obligimet e tyre, duhet t’ua sqarojnë ndryshimet e përfshira në LQLIKP-në me theks para së gjithash në afatet më të shkurtra për veprim për kërkesat, se edhe në rast të përgjigjes pozitive ndaj kërkesës ose nëse kërkesën e refuzon pjesërisht ose tërësisht, për këtë do të marrë vendim, më pas për përparësitë e transparencës proaktive, por edhe t’i informojnë për dispozitat kundërvajtëse të parashikuara në Ligjin”, bëhet e ditur në rekomandimet.

Në mesin e vërejtjeve nga analiza është edhe ajo se prej disa institucioneve, në të cilat për veprim për kërkesat dhe implementimin e LQLIKP-së janë emëruar më shumë se një person zyrtar, në vend të një Pyetësor i sublimuar dhe i përgjigjur janë dërguar po aq pyetësor sa ka persona të autorizuar për ndërmjetësim me informacionet e karakterit publik. (Jo)Koordinimi i këtillë mes personave zyrtarë dhe sektorëve është punë e brendshme e secilit institucion, por kjo dukuri nuk guxon të pranohet si arsye për veprimin jo me kohë në raport me kërkesat në afatet e përcaktuar me ligj, bëhet e ditur në analizën e rezultateve nga pyetësori anketues.