Aksident fatal në Berat/ E përplas makina, ndërron jetë 60-vjeçari

Në qytetin Urë Vajgurore një mjet tip Benz me drejtues shtetasin A.S, ka aksidentuar shtetasin A.H, 60 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Fatkeqësisht shtetasi A.H ndërroi jetë si pasojë e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.