Ahmeti – Jazbec: BDI-ja është parti serioze dhe stabile

Shkup, 21 korrik 2020 (MEDIAL) – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin slloven në Shkup,  Milan Jazbec.

Takimi, siç theksohet në kumtesë u zhvillua në atmosferë miqësore ku bashkëbiseduesit këmbyen mendime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e veriut.

Bashkëbiseduesit theksuan se zgjedhjet janë zhvilluar mirë, në frymë demokratike dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ahmeti nënvizoi që vendit i nevojiten institucione demokratike të dala nga zgjedhjet e 15 korrikut dhe që marrin përgjegjësi të plotë për situatën e rëndë ekonomike dhe me pandemi të pandërprerë.

“Arsyeja pse zgjedhjet u shpejtuan dhe u mbajtën në mes të verës ishte nevoja urgjente për të zgjedhur kuvendin dhe qeverinë për ta menaxhuar situatën”, potencoi Ahmeti.

Ai tha që Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekt stabil dhe serioz, i gatshëm për të vijuar kontributin konstruktiv. ar/