Yorke: Greenwood më i mirë sesa Rashford

Mason Greenwood ka filluar të futet në krahasim me Marcus Rashford.

Ish lojtari i Manchester United, Dwight Yorke, ka dhënë disa komente lidhur me befasinë e këndshme të këtij sezoni, Mason Greenwood.

Sipas fjalëve të Yorke, qysh tani mund të konsiderohet se Greenwood është lojtar më i mirë sesa Marcus Rashford.

“Ai po merr të gjitha lëvdatat tani, sepse ai aktualisht është në flakë. Trendi tek United është se lojtarët e rinj gjithmonë marrin shansin”, ka thënë Yorke.

“Mason është makth për mbrojtësit. Nëse shikon në 2-3 vitet e fundit ne kemi luajtur mbrapa, tani këta djemë po shtyjnë skuadrat në zonate tyre. Ai është talent fantastik”.

“Ai është më i mirë sesa Rashford, shikuar rekordet e tij tani. Duhet të kuptoni se ai është akoma 18 vjeç, në fazë zhvillimi”, ka thënë mes tjerash Yorke.

Greenwood ka regjistruar 18 gola në 47 paraqitjet me Man Utd, në të gjitha kompeticionet.