Vritet me breshëri arme një person në Elbasan! Një makinë gjendet duke u djegur…

Një person ka mbetur i vrarë në Elbasan.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në ambientet e një bodrumi në një pallat. Viktima është qëlluar brenda në makinën e tij në lagjen “28 Nëntori”. Mësohet se i vrari është pronar i një lokali në qytetin e Elbasanit.

Në të njëjtën kohë në fshatin Vidhas të Elbasanit është gjetur duke u djegur një makinë. Dyshohet se makina në fjalë u përket autorëve apo autorit të krimit.

Top Channel mëson se makina që është gjetur duke u djegur, është tip Renault Megane me targa AA 819 KX. Këto targa janë deklaruar më parë të vjedhura.