UNDP mbështet AMMK në parandalimin e përhapjes së pandemisë

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID19, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka pranuar sot një donacion nga Zyra e UNDP në Kosovë, në kuadër të së cilit përfshihen maska mbrojtëse multi-funksionale KN-95, dorëza higjenike dhe dezinfektues për duar.

Këto pajisje për parandalimin e COVID19, do të përdorën për stafin e AMMK që është i shpërndarë në 6 zyre të ndryshme, përkatësisht në 6 Drejtori dhe Institute që përfshihen në kuadër të strukturës organizative të AMMK sikurse janë: Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, Instituti Hidrometeorologjik, Drejtoria për Administrimin e Monumenteve të Natyrës me Rëndësi të Veçantë, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri” në Prizren dhe Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë. 

Me këtë rast AMMK, shpreh falënderim për mbështetjen e ofruar nga UNDP në luftimin e parandalimit të përhapjes së COVID19, por edhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të kërkesave dhe projekteve të AMMK.