Topi i Artë – 2020 është anuluar, çmimi nuk do të ndahet për herë të parë që nga vendosja

Paris, 20 korrik 2020 (MEDIAL) – Çmimi “Topi i Artë”, që i ndahet futbollistit më të mirë të vitit, nuk do të ndahet për herë të parë që kur u vendos në vitin 1956.

Revista “Frans Futboll”, organizatori i ceremonisë, që mbahet tradicionalisht në fund të çdo viti, sqaroi se nuk kishte kushte korrekte për ndarjen e çmimit.

“Topi i Artë – 2020 është anuluar. Çmimi nuk do të ndahet për herë të parë që nga fillimi i ndarjes së tij”, kumtuan nga “Frans Futboll”.

Nga viti 2008 deri në vitin 2019, çmimet u fituan nga Lionel Mesi (gjashtë herë) dhe Kristiano Ronaldo (pesë herë), me përjashtim të vitit 2018 kur Luka Modriç u shpall futbollist i vitit. bs/bsh/

Таг