Sulmohen nga qenët dy fëmijë në parkun Taukbahçe

Janë sulmuar nga qentë dy fëmijë në parkun Taukbahçe në Prishtinë, gjatë ditës së sotme.

Këta qenë ishin nën përkujdesjen e një gruaje të pastrehët, e cila u largua menjëherë bashkë me ta, pa marrë asnjë përgjegjësi për këtë vepër ani pse nëna e tyre kishte tentuar ta ndalonte.

Rasti siç bëhet e ditur në grupin “Network Prishtina”, është lajmëruar në Policinë e Kosovës, ndërsa njëri nga fëmijët është trajtuar nga mjekët.