Prokuroria nis hetimet për organizimin e ahengjeve në Prilep

Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka nisur hetimet në bazë të denoncimeve kundër një objekti hotelierik në Prilep, ku sipas denoncimeve në orët e mbrëmjes së 18 korrikut janë organizuar ahengje zbavitëse ku kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe masat për mbrojtje në kushte kur është shpallur gjendje pandemie si pasojë e Covid-19.

“Duke u bazuar në lëndën e formuar, prokuroria përkatëse ka dhënë urdhër për vërtetim të gjendjes faktike si dhe të përgjegjësisë penale, si dhe për sigurimin e fakteve”, informojnë nga PTHP.

Nga PTHP njoftojnë se të pronarët dhe organizatorët dyshohet se kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.