Përplasje e fortë mes dy makinave në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, 4 të lënduar (Video)

Një makinë Shevrolet Spark gjatë lëvizjes ndërron korsitë në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, duke dalë në korsinë e kundërt ku një makinë e tipit BMW tenton të shmang aksidentin por që fatkeqësisht makinat përplasen. Video është publikuar në YouTube, pasi që makina që po lëvizte prapa makinës Shevrolet Spark kishte vërejtur sjelljen e quditshme të shoferit 21 vjeçar.

Aksidenti mes dy makinave me targa të Kumanovës ka ndodhur dje pasdite në afërsi të fshatit Skaçkovcë, 10 kilometra në jug të Kumanovës. Në aksident janë lënduar 4 persona, të gjithë udhëtarë nga dy makinat.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 19.07,2020 rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Kumanovë-SHën Nikoll[, në fshatin Skaçkovcë ka ndodhur aksident trafiku mes makinës “shevrolet spark”, me targa të Kumanovës që po drejtohej nga M.Z.(21) nga fshati Skaçkovcë dhe makinës BMW, me targa të Kumanovës, që po drejtohej nga Sh.Sh.(30) nga Kumanova. Pas aksidentit Sh.Sh. dhe M.Z. si dhe dy pasagjerët e tjerë G.Sh.(31) dhe N.Sh.(62) janë dërguar në Klinikën e Kumanovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.