Pa energji elektrike nesër më shumë pjesë të Shkupit

Shkup, 20 korrik 2020 (MEDIAL) – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa prej shfrytëzuesve nga komunat e Sarajit, Karposhit dhe Gjorçe Petrovit, njoftoi QRMK – Shkup.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Matkë, Komuna e Sarajit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Franc Peshern”, Komunë e Karposhit.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit në SHF “Joakim Kërçovski” në fshatin Vollkovë, Komunë e Gjorçe Petrovit. ls/fab