Moti gjatë kësaj jave do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane

Në parashikimin e motit për javën e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Kjo prezencë e këtyre masave të ajrit sipas IHK-së do të ndikoj në rritjen e grafikut në fushat termike.

Të premten parashihet një front vranësirash të cilat do të krijojnë kushte për reshje të përcjellura me stuhi lokale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.