Marotta hedh poshtë gjithçka: Inter nuk do të bëjë lëvizje drejt Zaniolo

Marotta ka hedhur poshtë mundësinë që Inter të transferojë Zaniolon.

Shefi ekzekutiv i skuadrës së Inter, Giuseppe Marotta, ka folur lidhur me merkaton e skuadrës ‘Zikaltër’.

Mes shumë emrave që lidhen me kalimin e mundshëm tek Inter, është edhe ai i Nicolo Zaniolo që lidhet me skuadrën.

Duke folur lidhur me këtë, Marotta ka hedhur poshtë mundësinë që skuadra të bëjë lëvizje drejt italianit.

“Është në mesin e lojtarëve më atraktiv në ligë, por ne nuk kemi kontaktuar Romën, dhe me gjasë nuk do ta bëjmë”, ka thënë Marotta lidhur me Zaniolo.

Zaniolo ka qenë më parë pjesë e skuadrës së Inter, para se të përfshihej në një marrëveshje që transferonte Nainggolan tek Inter.

Duket se ‘Zikaltrit’ nuk e kanë prioritet rikthimin e Nicolo.