Lampard: Nuk kemi përfunduar me transferime

Londër, 20 korrik 2020 (MEDIAL) – Çellsi nuk do të ndalet me transferimet për këtë verë, tha trajneri i ekipit Frank Lampard. “Blutë” tashmë kanë transferuar Hakim Ziesh nga Ajaksi dhe Timo Verner nga RB Lajpcig, por ata janë të lidhur edhe me mesfushorin Kai Havrc nga Baer (Leverkusen).

Lampard sqaroi se Çellsi duhet të nivelizohet me Liverpulin dhe Mançester Sitin.

“Ne kemi bërë tashmë punë të mirë (në tregun e transferimeve), por ka akoma më shumë për të bërë. Ne po mundohemi të shkojmë në drejtim të caktuar dhe sigurisht nuk do të jetë lehtë për të arritur qëllimet tona. U pa qartë në ekipe të tjera vitet e fundit – përparimi po ndodh hap pas hapi. Ne bëmë edhe gjëra të mira edhe këtë vit, por është shumë herët për të bërë llogaritje. Së pari, ne duhet të përqendrohemi në tre ndeshjet e fundit – dy në ligë dhe finalen e FA Kupës kundër Arsenalit”, tha Lampard. bs/bsh/

Таг