Kumtesë e VMRO-DPMNE-së për realizimin e investimeve kapitale

Shkup, 20 korrik 2020

LSDM-ja ka treguar se çfarë do të thotë papunësi klasike. Për gjysmë viti, ata nuk arritën të realizojnë një të katërtën e investimeve kapitale të planifikuara vjetore.

Ndërtimi i tubacioneve të gazit është bllokuar, autostrada Kërçovë – Ohër, e cila ishte nisur nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së dhe është ende në ndërtim e sipër, si dhe tre vjet më parë, autostradat që ishin planifikuar dhe disenjuar shumë kohë më parë dhe deri tani me VMRO-DPMNE-në do të kishin përfunduar.

Maqedonia po ngecë me LSDM-në. Niveli i realizimit prej 22,51% është i turpshëm dhe dëshmi e paaftësisë klasike.

Për gjysmë viti, asgjë nuk është ndërtuar në Maqedoni, zhvillimi i vendit është bllokuar.

Ishte më e rëndësishme që Zoran Zaev të realizonte ryshfetin parazgjedhor, në vend që të realizonte ndonjë pune.

LSDM-ja filloi të blejë vota në vend që të ndërtojë, dhe kjo na ka ndodhur për tre vjet me radhë. Që nga ardhja e LSDM-së, niveli i realizimit të investimeve kapitale për tërë vitin është rreth 60%.

LSDM-ja nuk është në gjendje ta lëviz vendin përpara dhe të gjenerojë rritje dhe zhvillim.

Qendra për komunikime të VMRO-DPMNE-së

______________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.