Kryeministri Spasovski e priti Dragan Jordanovskin, ambasador i ardhshëm i vendit tonë në Estoni

Shkup, 20 korrik 2020 (MEDIAL) – Kryeministri Oliver Spasovski e priti sot Dragan Jordanovskin, ambasador i ardhshëm i vendit tonë në Estoni.

Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, Spasovski i uroi Jordanovskit përfundim të suksesshëm të përgatitjeve para fillimit të detyrës si ambasador, si dhe sukses në aktivitetet e tij të ardhshme si ambasador i yni në Talin, të Estonisë.

Në takim u theksua se funksionimi i ambasadave tona në vendet anëtare të BE-së, me kapacitet të plotë ka domethënie të rëndësishme në periudhën që vijon në përgatitjen e konferencës së parë ndër-qeveritare për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në.
Në aspekt të bashkëpunimit dypalësh me Estoninë, u tha se rëndësi të veçantë ka sigurimi i vazhdimësisë së bashkëpunimit të  mirë mes dy vendeve, veçanërisht në pjesën e aleancës sonë në NATO dhe shfrytëzimin e potencialit për pasurimin e komunikimeve reciproke në fusha të caktuara, para së gjithash në pjesën e arsimit dhe teknologjisë digjitale. fc/