Koronavirusi, mjeku i njohur: Shumë më e lehtë të mbani maskë, se maskën e oksigjenit

“Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”.

Është ky mesazhi me të cilin e nis ditën, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa ndan një apel të mjekut Arben Baboçi, për përdorimin e maskës.

“Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, thotë Baboçi.

Image