Kini kujdes në atë që shkarkoni: Një virus i ri sulmon Android dhe vjedh detajet e bankës

Virusi i ri që sulmon aplikacionet Android është emërtuar BlackRock dhe sipas raporteve nga kompania e sigurisë në internet Threat Fabric, është pikërisht ky virus që goditi të dhënat bankare të përdoruesve shkruan ZDnet, transmeton lajmi.net.

Më se 300 aplikacione janë të ndjeshme ndaj këtij virusi, përfshirë Gmail, Facebook dhe Tinder.

Përveç informacioneve të llogarive në rrjetet sociale, ai sulmon gjithashtu të dhënat e hyrjes në e-banking, si dhe numrat e kartelave bankare.

Kur shkarkoni një aplikacion të infektuar me programin BlackRock, do t’ju kërkojë leje për të hyrë në pjesë të ndryshme të pajisjes tuaj, dhe, në rast aprovimi, do ua shkarkojë të gjitha të dhënat

Këshilla më e mirë në raste të tilla është të lexoni rishikimet me kujdes kur shkarkoni një aplikacion dhe t’i kushtoni vëmendje të plotë autorizimeve. /Lajmi.net/